Shkaqet, ngjarjet dhe personazhet e luftës më shkatërruese në histori
Rubrika e re/Observer histori
Nga sot gazeta Tirana Observer do të nisë një rubrikë të re historike mbi Luftën e Dytë Botërore dhe Luftën e Ftohtë. Rubrika do të jetë çdo të diel dhe informacionet do të merren nga rrjeti prestigjioz britanik BBC. Në këtë rubrikë ju do të lexoni mbi shkaqet, ngjarjet dhe personazhet e luftës më shkatërruese në histori. Nga pushtimi i Polonisë deri tek përdorimi i bombës atomike në Hiroshima dhe Nagasaki. Kush ishin operacione sekrete. Në rubrikë do të gjeni një guidë mbi ngjarjet kryesore të Luftës së Dytë Botërorë.
Shkaqet, ngjarjet dhe personazhet e luftës më shkatërruese në histori
Lufta e Dytë Botërorë: Përmbledhja e ngjarjeve kryesore
Ngjarjet e vitit 1939
Tre vitet e rritjes së tensionit ndërkombëtar – që përfshin Luftën Civile Spanjolle, Anschluss (bashkimin) e Gjermanisë dhe Austrisë, pushtimi i Sudetenland nga Hitleri dhe pushtimi i Çekosllovakisë – arritën kulmin në datë 1 shtator kur Gjermania pushtoi Poloninë. Britania e Madhe dhe Franca i shpallën luftë Gjermanisë vetëm dy ditë më vonë. Ndërsa SHBA shpalli neutralitetin, ajo vazhdoi të ndihmonte Britaninë e Madhe me furnizime materialesh të domosdoshme dhe beteja kritike e Atlantikut mes U-Boats gjermane dhe konvojeve detare britanike filloi.
Evropa Perëndimore kishte mbetur relativisht e qetë gjatë kësaj periudhe lufte dhe ishte ende e papërfshirë në luftime. Por përgatitjet për luftë vazhdonin me hov të lartë. Megjithatë kishte disa shenja të lehta të konfliktit dhe civilët që në muajt e parë ishin evakuar nga Londra, u kthyen përsëri në qytet. U shpërndanë maska gazi dhe secili priste të fillonte luftën.
Në Evropën Lindore dhe në Skandinavi nuk ndiheshin akoma efektet e luftës. Pas Paktit të Ribbentrop-it, nënshkruar midis Bashkimit Sovjetik dhe Gjermanisë në fund të gushtit, Rusia në shtator ndoqi Gjermaninë në Poloni. Vendi ishte rrënuar nga dy pushtuesit para përfundimit të vitit, dhe Rusia vazhdoi këtë agresion duke përgatitur për të pushtuar Finlandën.
Ngjarjet e vitit 1940
Racionimi goditi Britaninë e Madhe në fillim të vitit të ri, por shumë pak ndodhi në Evropën Perëndimore deri në pranverë. “Lufta e Dimrit” midis Rusisë dhe Finlandës përfundoi në mars, dhe në muajin e pasardhës Gjermania pushtoi Danimarkën dhe Norvegjinë.
Danimarka u dorëzua menjëherë, por norvegjezët vazhduan luftimet edhe me ndihmën britanike dhe franceze për tu dorëzuar në qershor, vetëm pasi kuptuan nga ngjarjet në Francë se ishin duke luftuar vetëm.
Më 10 maj në të njëjtën ditë që Winston Churchill zëvendësoi Neville Chamberlain si kryeministër i Britanisë së Madhe – Gjermania pushtoi Francën, Belgjikën dhe Holandën, dhe Evropa Perëndimore u ndesh me Blitzkrieg – ose luftën rrufe”.
Përdorimi i kombinuar i tankeve të blinduara gjermanë, të shpejtë në tokë, dhe epërsia në ajër, e bëri ushtrinë gjermane një forcë të unifikuar sulmi e cila ishte si inovative ashtu edhe efektive. Pavarësisht numrit më të madh të personelit ushtarak në ajër dhe në tokë si dhe prania e forcave britanike të çlirimit – Vendet e Ulëta dhe Franca nuk patën asnjë shans në ndeshjen kundër Wehrmacht dhe Luftwaffe. Holanda dhe Belgjika ranë në fund të muajit maj, Parisi u mor nga trupat gjermane dy javë më vonë.
Trupat britanike u tërhoqën me nxitim, dhe rreth 226 mijë britanik së bashku me 110 mijë trupa franceze u shpëtuan nga porti i kanalit të Dunkirk me anën e një flote të improvizuar, duke përdorur mjete artizanale që shkonin nga barka turizmi deri tek Shkatërruesit Destroyer të Marinës.
Në Francë, qeveria kukull Vichy, nënshkruan me Gjermaninë armëpushimin – heroi i Luftës së Parë Botërore, Marshall Pétain do të mbante nën kontroll në pjesën e papushtuar jugore dhe lindore të Francës, dhe Gjermania do të kishte nën kontroll pjesën tjetër të vendit.
Charles de Gaulle, lideri i Francës së Lirë, u largua për në Angli (duke zhgënjyer Churchill) për të vazhduar luftën kundër Hitlerit. Por dukej sikur lufta nuk do të zgjaste për shumë kohë. Pasi pushtoi Francën, Hitleri ktheu vëmendjen e tij nga Britania, dhe filloi përgatitjet për ta pushtuar. Me qëllim që pushtimi të ishte i suksesshëm, ai kishte nevojë për superioritet në ajër, dhe ngarkoi Luftwaffe të shkatërronte aftësitë ajrore britanike si dhe mbrojtjen bregdetare.
Beteja e Britanisë, e cila zgjati nga korriku deri në shtator, ishte e para e kësaj natyre, e cila u lufta vetëm në ajër. Gjermanisë i mungonin aeroplanët, por kishte shumë pilotë. Në Britani, situata ishte e kundërta, por – ç’është më e rëndësishmja – ajo kishte radarët. Kjo, e kombinuar me vendimin gjerman për të përshkallëzuar goditjet nga sulmet e aerodromeve dhe fabrikave tek qytetet e mëdha, i mundësoi RAF të arrinte një fitore të ngushtë, duke ruajtur superioritetin e ajrit dhe duke siguruar shtyrjen e planeve të pushtimit gjerman deri në një afat përfundimisht të papërcaktuar.
Blitz-i në qytetet e Britanisë zgjati gjatë gjithë luftës, me bombardimin e Buckingham Palace (pallatit mbretëror) dhe gati shkatërrimin e Coventry, duke marrë jetën e 40 mijë civilëve.
Ngjarjet e vitit 1941
Me Evropën kontinentale nën kontrollin nazist, dhe Britaninë të sigurt – për momentin – lufta mori një dimension më global. Pas humbjes së ushtrive të Musolinit në Greqi dhe Tobruk (një qytet port në Libi), forcat gjermane arritën në Afrikën e Veriut në muajin shkurt, dhe pushtuan Greqinë dhe Jugosllavinë në prill.
Ndërsa bombardimet e qyteteve britanike dhe gjermane vazhdonin, edhe dhomat e gazit në Aushvic ishin vënë në përdorim me ritme të plota, Hitleri pushtoi Rusinë. Operacioni Barbarossa, siç u quajt pushtimi, filloi më 22 qershor. Përparimi fillestar i trupave gjermane ishte i shpejtë, me rënien e Sevastopolit në fund të tetorit, edhe Moska u gjend nën sulm në fund të vitit.
Megjithatë, dimri i hidhur rus, i njëjti me atë që Napoleoni kishte përjetuar një shekull e gjysmë më parë, i gjymtoi gjermanët. Sovjetikët kundërsulmuan në dhjetor dhe Fronti Lindor nuk arriti të avanconte deri në pranverë.
Dimri në Paqësor, natyrisht, nuk paraqiste probleme të tilla. Japonezët, të lodhur prej embargos tregtare amerikane, ndërmorën një sulm të befasishëm mbi bazën e marinës amerikane në Pearl Harbor, në Hwëai, më 7 dhjetor.
Ky sulm bëri që konflikti të merrte përmasa globale, ku Gjermania deklaroi luftë kundër SHBA, disa ditë më vonë. Brenda një jave nga dita e sulmit në Pearl Harbor, Japonia kishte pushtuar Filipinet, Burman dhe Hong Kong-un. Lufta Pacifikut ishte ndezur.
Ngjarjet e vitit 1942
Amerikanët e parë arritën në Angli në janar dhe në Afrikën e Veriut Korpusi Tokësor Afrikan i Field Marshallit Erwin Rommel filloi kundër-ofensivën për rimarrjen e Tobruk (një qytet port në Libi) në qershor.
Sulmi i rrufeshëm Blitz u intensifikua në të dy shtetet, Angli dhe Gjermani, me bombardimin e njëmijtë të ajrit në Këln, dhe gjermanët që filluan të bombardonin qytetet britanike të katedraleve.
Në Paqësor, japonezët vazhduan zgjerimin e tyre në Borneo, Java dhe Sumatra. Kalaja britanike e Pathyeshme e Singaporit ra me shpejtësi në shkurt, me rreth 25 mijë të burgosur të kapur, shumë prej të cilëve do të vdisnin në kampet japoneze në vitet që do të pasojnë.
Në qershor u arrit kulmi i zgjerimit japonez. Beteja e Midway, në të cilën aeroplanmbajtësja detare amerikane shkatërroi katër anije transportuese japoneze dhe një mjet anije sulmi, shënoi pikën e kthesës në Luftën Paqësorit.
Gjysma e dytë e vitit gjithashtu