E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rezoluta e OKB-së kundër aneksimit të territoreve të Ukrainës, Lavrov: Anti-ruse

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov e ka konsideruar anti-ruse, rezolutën e OKB-së që dënon përpjekjet për aneksimin e territoreve të Ukrainës. Sipas tij ky dënim dhe mos miratim u arrit duke përdorur “terrorin diplomatik”. 

Reagimi i Lavrov vjen pasi Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi dje me shumicë dërrmuese për të dënuar përpjekjen e aneksimit të paligjshëm të katër rajoneve të Ukrainës nga Rusia.

OKB kërkoi ndryshimin e menjëhershëm të aneksimit, si shenjë e kundërshtimit të fortë global ndaj luftës gati tetë-mujore midis Rusisë dhe Ukrainës.

Tre të katërtat e Asamblesë së Përgjithshme prej 193 anëtarësh, ose 143 vende, votuan në favor të një rezolute që e quajti veprimin e Moskës të paligjshëm, duke thelluar izolimin ndërkombëtar të Rusisë.

Pesë vendet që votuan kundër rezolutës ishin Koreja e Veriut, Bjellorusia, Siria, Nikaragua dhe vetë Rusia të gjitha të udhëhequra nga regjime të ngjashme me diktatorët.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›