Zyrtari rus: Anëtarësimi i Ukrainës në NATO mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

“Anëtarësimi i Ukrainës në NATO mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore”, kështu ka paralajmëruar këtë të enjte Zëvendëssekretari i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse, Aleksandër Venediktov. Sipas tij Ukraina po krijon situata për te tërhequr vëmendjen me qëllim anëtarësimin në NATO.
“Kiev është i vetëdijshëm se një lëvizje e tillë sigurisht që do të nënkuptonte një përshkallëzim në një Luftë të Tretë Botërore. Natyrisht ata po llogarisin në të, për të krijuar zhurmë mediatike dhe për të tërhequr vëmendjen te vetja,” tha Venediktov.
Zyrtari rus përsëriti gjithashtu qëndrimin se Perëndimi duke ndihmuar Ukrainën përfshihet drejtpërdrejt në konfliktin mes vendeve.
Në fund të shtatorit , presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i paraqiti NATO-s një kërkesë për anëtarësimin e vendit të tij në Aleancë me procedura të shpejta.
Dorëzimi urgjent i pranimit erdhi menjëherë pasi presidenti rus nënshkroi traktatet e aneksimit të katër rajoneve ukrainase Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhia, në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.
/rtsh.al/