E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Sulmet raketore ruse, vendet e NATO-s arrijnë dakordësinë: Do të forcojmë mbrojtjen raketore të Ukrainës

Aleatët e Ukrainës, të udhëhequr nga NATO, kanë njoftuar dërgimin e armëve të avancuara të mbrojtjes ajrore në Kiev, pas një morie sulmesh raketore ruse. Armatimi i premtuar nga Britania e Madhe, Kanadaja, Franca dhe Holanda përfshin raketa dhe radarë. Shtetet e Bashkuara kanë bërë më parë një premtim të ngjashëm, ndërsa një sistem i teknologjisë së lartë nga Gjermania është tashmë në Ukrainë.

Premtimet vijnë pasi aleatët e Ukrainës nga 50 vende u takuan në selinë e NATO-s në Bruksel, samit që Kievi e përshëndeti si “historik”. Disa orë më vonë granatimet ruse goditën qytetin jugor të Mykolaiv të enjten në mëngjes, thanë zyrtarët.

Më shumë se 100 raketa ruse goditën Ukrainën, duke dëmtuar infrastrukturën energjetike dhe objektiva të tjera joushtarake, përfshirë një kënd lojërash për fëmijë. Të paktën 19 njerëz u vranë në ditën e parë të sulmeve.

Presidenti rus Vladimir Putin thotë se sulmet me raketa ishin hakmarrje ndaj një sulmi në një urë kyçe që lidh Rusinë dhe Krimenë, gadishullin jugor të Ukrainës të aneksuar nga Moska në 2014./ BBC

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›