E Shtunë, 31 Tetor 2026

Armand Duka rizgjidhet president Aranit Muraci

Armand Duka eshte rizgjedhur per here te trete radhazi, President i Federates Shqiptare te futbollit, duke fituar nje mandat kater-vjecar. Asambleja e Pergjithshme e zakonshme e FSHF, e mbledhur dje ne hotel "Adriatik" ne Durres, i ka dhene besimin maksimal Presidentit aktual te FSHF-se. Duka e ka fituar mandatin e tij te trete qe ne raundin e pare. Sipas statutit, presidenti i FSHF-se do te zgjidhej direkt, nese do te merrte nje shumice mbi dy te tretat e votave. Asambleja Zgjedhore, pas fjalimeve te secilit prej kandidateve ne Durres i ka dhene atij 49 vota. Nderkohe rivalet e tij, Refik Halili dhe Rudi Vata kane marre se bashku rreth 16 vota. Halili dhe Vata kishin pranuar bashkepunimin mes tyre ne keto zgjedhje, por votuesit nuk iu kane dhene votat e duhura, as per te penguar Duken qe te zgjidhet direkt ne raundin e pare. Halili mori gjithsej 15 vota dhe kandidati tjeter, Vata vetem 1 vote. Pas tete viteve ne krye te FSHF-se, Duka eshte mbeshtetur nga shumica e klubeve te futbollit dhe rizgjidhet per nje mandat tjeter. Armando Duka u shpreh pas fitimit te mandatit te trete se nuk ka shume kohe te gezoje, sepse detyra te rendesishme e presin, pas mandatit te fituar ne perfundim te Asamblese Zgjedhore: - "E konsideroj dhe vertete e vleresoj shume, kam filluar qe tani te mendoj per detyrat qe na presin, per problemet qe ngriti asambleja, per problemet dhe kritikat qe jane ngritur nga konkurrentet, qe se bashku t'i minimizojme ato si dhe te zhvillojme futbollin dhe te kemi rezultate sa me shume ne te gjitha fushat e lojes sone te bukur ne kampionatin kombetar, ne paraqitjen e ekipeve kombetare, ne afrimin e sa me shume femijeve ne futboll. Edhe njehere dua te falenderoj shume konkurrentet dhe i garantoj ata qe do ti perfshijme ne platforme time te gjitha mendimet, kritikat dhe verejtjet e tyre per te miren e futbollit. Edhe njehere, ju ftoj qe se bashku te kontribuojme maksimalisht per te miren e futbollin ne keto kater vite qe do te vijne",- u shpreh presidenti i FSHF-se, pas mandatit te trete ne krye te institucionit me te larte te futbollit ne vend.

Rivalet
Pas perfundimit te votimit, i cili u zhvillua ne menyre transparente, Asambleja pershendeti rizgjedhjen e Dukes, nderkohe qe rivalet e tij, Halili e Vata kane pranuar rezultatin e zgjedhjeve dhe normaliteti ka shoqeruar punimet e Asamblese.

Asambleja pershendetet edhe nga ministri Xhaferraj
Ne Asamble kane marre pjese dhe pershendetur edhe Ministri i Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferri, kryetari i Komitetit Olimpik Shqiptar, Agim Fagu, zv/ Presidenti i FIFA-s, Angel Marai dhe ai i UEFA-s, Villar Llona. Me pas, me konsensus nga te pranishmit seanca e djeshme u drejtua nga presidenti i Apolonise, Koco Kokedhima. Pas raportit te Komitetit Ekzekutiv te mbajtur nga presidenti Armand Duka, Asambleja miratoi raportin financiar dhe ate te kompanise audite.

Pikat kryesore te Dukes, projekti i kombetares dhe infrastruktura sportive
Duka pas marrjes se mandatit te trete ne krye te FSHF-se, eshte shprehur se do te vazhdoje qe ta coje perpara projektin e tij, per te rritur edhe me tej te ardhurat e FSHF-se, me qellim qe te investohet per t'i dhene zhvillimin e duhur futbollit shqiptar. Gjate mbledhjes, para se te zgjidhej serish ne krye te FSHF-se, Armando Duka deklaroi se ka nje projekt per te siguruar suksesin e ekipit tone kombetar, ne Euro 2012. Ne kete drejtim ai vleresoi punen e deritanishme te trajneri kroat Josip Kzuhe dhe kerkoi votat e delegateve te pranishem ne mbledhje per te fituar mandatin e trete, me qellim qe te coje ne fund gjithcka ka nisur. Pa e fshehur gezimin pas votimit, Armando Duka premtoi se do te punohet maksimalisht per te permiresuar fushat dhe stadiumet tona, si dhe per te siguruar sa me shpejt rezultate pozitive te ekipit kombetar dhe klubeve, ne arenen nderkombetare. U vleresua atmosfera e fundit e krijuar mes FSHF-se dhe MTKRS-se. Edhe perfaqesuesit e UEFA-s dhe FIFA-s vleresuan punimet e Asamblese dhe marredheniet e fundit miqesore mes pales shtet dhe FSHF-se. Ata garantuar mbeshtetje te plote, per te ndihmuar futbollin shqiptar, qe te ece para, duke pare se ekzistojne aktualisht te gjithe mekanizmat e duhur.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›