E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rezoluta e Srebrenicës, Shehu: Të përsëritet votimi, nuk e dimë si u numëruan votat

Miratimi i rezolutës për gjenocidin e Srebrenicës ka shkaktuar debate në seancën plenar lidhur me procesin e votimit. Deputeti Tritan Shehu ka kërkuar përsëritjen e votimit të rezolutës dhe korrigjimin e mënyrës së votimit, që sipas tij është shkelje e rëndë e Parlamentit. Shehu ngre dyshime mbi mënyrën e numërimit të votave.

“Të përsëritet votimi për rezolutën tashmë që dihen rezultatet e amendamenteve. Është shkelur rëndë rregullorja e Parlamentit. Të korrigjohet mënyra e votimit që është në kundërshtim me Parlamentin, pasi qytetarët duhet të dinë si ka votuar çdo deputet.

Nuk ka më. Dhe përpara votimit, bëhet verifikimi I prezencës. Ku e di unë si janë numëruar votat atje? Kërkesa për mocion, me debat dhe rezolutë nuk kalojnë në Komisionin e Jashtëm. Kush do e miratojë në Komisionin e Jashtëm? Nuk ka tagër të merret me këtë çështje.

Po biem në gabime të thella të rregullores që deformojnë Parlamentin e Shqipërisë. Jua kam kërkuar personalisht për të qenë dhe ne në Konferencën e Kryetarëve. Pa thirrur autorët, e njërës nga variantet. E kemi kërkuar këtë gjë. Keni shkelur rregulloren”, tha Shehu.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›