Interpelanca/ Braçe: Rishikoni kontratat, dembelët s’i duroj dot! Krifca: Do nisë auditi, bashkëpuno me mua

Debate të forta ka patur sot në Kuvend gjatë interpelancës së deputetit socialist Erion Braçe me ministren e Bujqësisë, Frida Krifca.
Në fjalën e tij, Braçe deklaroi se grumbulluesit përfitojmë më shumë se fermerët. Më te Braçe theksoi se numri i lopëve është rritur por sipas tij në letra zëvendësohen me qumësht pluhur dhe vaj palme.
“Nuk është normale por e jashtëzakonshme. 3% është më pak se inflacioni. U rrit qiraja e tokës. Kostoja e plugimit. U rrit kostoja e ushqimit të bagëtive. Ne e kemi më të lehtë. Hëngrën edhe lopët njëherë. Nuk hëngrën. Kjo është populiste. Nuk është realiste. Lopët kundër elitës që i numëron prapë dhe i subvencionon. Numri është rritur.
Tani hanë më shumë dhe më shtrenjtë. Tani kanë edhe status. I zëvendësojnë në letra me qumësht pluhur dhe vaj palme. Por çfarë rëndësie ka lopët që janë shtuar. Po çmimet janë rritur pra dhe nuk është normale. Është e jashtëzakonshme. Tregtari po merr shumë. Madje dy tre herë më shumë se bujku. Pesë herë më shumë kur bujkut ia shtrin nën kosto. Bujku është populli. Pa çmim duhet ta lërë mallin. Çmimi bëhet me lekët kur t’i marrë te tregtari.
Paratë e bujkut i merr prodhues. I merr grumbulluesi. Me tokën e bujkut. Kjo është bujqësia që po vjen. Bujqësia e sipërmarrësve. Kjo nuk është normale. Është e jashtëzakonshme”, deklaroi ai.
Ministrja Krifca tha se nuk dinte ku të ndalej më parë nga ato që deputeti tha nga foltorja e Kuvendit teksa u ndal te dixhitalizimi i bujqësisë dhe blegtorisë. Ajo theksoi se për herë të parë po ndërtohet regjistri i fermës për të certifikuar inventarin e plotë për secilën fermë. Teksa më tej deklaroi se do të nisë auditi për pronat në pronësi të Ministrisë që ajo drejton.
“Përqafimi i teknologjisë dhe digjitalizimit ka hapur në MB një kantieri të rëndësishëm që synon grumbullimin e informacionit dhe përditësimin në nivel ferme. Ne po ndërtojmë për herë të parë regjistrin e fermës për të certifikuar inventarin e plotë për secilën fermë dhe na jep informacion për protokollet dhe pesticidet që përdoren. Ne me anë të këtij regjistri mund të ofrojmë siguri të plotë për prodhimin.
Adresojmë një kërkesë të raport progresit të BE. Vijojmë me një sistem të ri digjital të blegtorisë. Ky sistem do mundësojë shkëmbim informacion mes blegtorëve. Do vëmë në jetë edhe një sistem digjital për AKU që do të gjurmojë procedurat e inspektimit. Këtu mundësojmë shmangien e abuzimit nga ana e inspektorëve. Program online për të marrë informacion për cilësinë e tokës ku fermeri kërkon të punojë. Kemi kryer 63% të sipërfaqes së tokës në nivel kombëtar. Ministria e Bujqësisë administron një fond prej 8 mijë parcela që gjenden në pjesën më të madhe të vendit në disa qarqe të ndryshme. Kjo tokë i vihet në dispozicion sipërmarrëvesve privatë. Ministria publikon këtë listë në faqen e uebit të saj. Është transparente dhe publike sot.
Shfrytëzimi i kësaj toke rregullohet me anë të një kuadri ligjor. Po kryejmë me të njëjtën qasje një program inventarizimi të dimë se çfarë kemi. Kemi kërkuar informacion në 28 drejtori vendore dhe në 61 bashki për gjendjen e tokës në pronësi të Ministrisë së Bujqësisë. Na kanë rezultuar mospërputhje të mëdha.
Ka parcela që rezultojnë të lira por nuk janë të lira. Informacioni nuk përputhet me realitetin. Janë ngritur 24 grupe që të verifikojnë edhe njëherë listat dhe të verifikojnë edhe njëherë në terren informacionin e grumbulluar. Ka përfunduar procesi i verifikimit dhe po vazhdon në disa qarqe. Brenda vjeshtës do bëjmë publike një platformë të re me parcelat në pronësi të Ministrisë së Bujqësisë që do të integrohet në një hartë digjitale”, tha ajo.
Më tej deputeti Braçe u ndal te kontrolli i Ministrisë në terren pas kontratave të lëshuara, duke thënë se ose është e painteresuar për punës, ose dembele.
“Ministre s’dije nga ta kapnit? Ta kapnit nga Joe Biden: fermerët po shtrydhen. Përfitimi i fermerëve nga vlera e prodhimeve të tyre bujqësore ka rënë. Une di nga ta kap, nga kontrata. Do i referohem letrave. Para interpelancës, i dërgova një shkresë ministrisë dhe më erdhi përgjigje nga sekretari i përgjithshëm.l Ka diferencë nga ato që thoni dhe nga letrat. Një ministër s’mund të dijë gjithçka, por ministria duhet të dijë ccdo gjë. Një ministri që nuk kontrollon territorin, ose është e painteresuar për punhën, ose është e mbushur me dembelë.
Nuk përshtatem dot me dembelët. Ministre kontrata në Divjakë, e Pragma Invest nuk është në Lushnje si në dokument por në bashkinë e Divjakës. Nuk keni bërë asnjë takim për zgjidhjen e problematikave në Bahkinë Lushnje. 6 ditë para se të dilnin këta nga zyrat ju janë marrë banorëve 40 hektarë tokë, të vendosur në fshatin ferras.
Ajo tokë ju takon banorëve dhe pikë. Zgjidhja ka qenë në tavolinë. Pragma ka shkuar në lindje të tokës, mori tokë me qera e bëri luleshtrydhe atje. Toka publike në kontratë, dje në ferra, e papërdorshme për 3-4 vite. Kryetari i PD i zonës, ka mbjellë plepa. Do ta auditoj tani Ministria atë?
TOKA ËSHTË e zënë për 40 vjet. Mund të përdorej për grurë. Kontrata me Agro Fish Hoti ka dështuar prej kontraktuesit tuaj. Agro Fish Hoti është shitur në mars të këtij viti. Bashkë me shitjen është trashëguar dhe kontrata. Më keq akoma për ministrinë tuaj është që në këtë territor sera një super djalë që ka marrë tokën me qira, tokën tuaj, tokën publike. Kontrata me Farm Abania me kapital 120 mijë lekë me një punëtor të punësuar. Veç ministria e di si e bën. Këtë kohë ka ndaluar së funksionari ka pezulluar statusin në QKR. Mund të di ccu bë me kontratën gjatë periudhës së pezullimit? E dini që kontrata e katërt është për manaferra? Vetëm këto kontrata janë apo ka të tjera? Mos pa dijeninë tuaj dikush tjetër ka lëshuar kontrata? Edhe ndodh moj. Toka s’mund të jetë qokë për shok e klientë, këshilltarin”, tha Braçe.
Në përfundim Ministrja Krifca i kërkoi deputetit më shumë bashkëpunim.