Varhelyi vjen nesër në Shqipëri, do vizitojë bypass-in e Vlorës

Komisioneri i BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Oliver Varhelyi, do të vijë nesër në Shqipëri. Bëhet me dije se Varhelyi, i shoqëruar edhe nga kryeministri Edi Rama, do të vizitojnë bypass-in Vlorës, një vepër e financuar nga BE-ja.
Bashkimi Evropian ka mbështetur ndërtimin e bypass-it të Vlorës nëpërmjet një granti prej 20 milionë eurosh. Gjithashtu, Banka Evropiane e Investimeve (BEI) dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) po kontribuojnë me hua prej 18 milionë euro secila për këtë projekt.
Pas një vizite të shkurtër përgjatë bypass-it, Komisioneri dhe Kryeministri do të mbajnë edhe një konferencë për shtyp.
By-pass i Vlorës lidh autostradën Levan-Vlorë me rrugën nacionale bregdetare Vlorë-Sarandë. Gjatësia e këtij aksi është 29 km dhe fillon që nga rrethrrotullimi në fund të autostradës Levan-Vlorë.
/rtsh.al/