Tepelene, digjen 4 ha kullota
TEPELENE-Një vatër zjarri u shfaq të martën në fshatin Sinanaj në komunën e Lopësit, në Tepelenë në jug të vendit duke djegur disa hektarë kullota deri në mesditë.
Burime nga shërbimi zjarrfikës, pohuan se aktualisht 4 hektarë kullotë janë djegur tërësisht teksa po punohet për ta vendosur zjarrin nën kontroll, ngaqë zgjerimi i vatrës së zjarrit rrezikon jo vetëm kullotat, por edhe vendbanimet.
Në ndihmë të zjarrfikësve janë aktivizuar edhe banorët të zonës.
Policia lokale ka nisur hetimet për shkaqet e rënies së zjarrit, thanë burime pranë policisë lokale.
Ky është rasti i katërt që në qarkun e Gjirokastrës shfaqet një vatër zjarri.
(d.b/BalkanWeb)