E Shtunë, 31 Tetor 2026

Doris Pack padi kundër presidentit maqedonas

SHKUP-Eurodeputetja gjermane Doris Pack do të ngrejë kallëzim penal kundër presidentit të Maqedonisë, Gorge Ivanov lidhur me një deklaratë të tij të dhënë javën e kaluar.
Siç shkruan agjencia INA, presidenti Gorge Ivanov ka deklaruar në një ‘brifing’ me gazetarët në Ohër se në shënimin e 15 vjetorit të masakrës së Srebrenicës, eurodeputetja Pack kishte bërë të ditur në një takim me të se udhëheqja maqedonase në vitin 1995 duhej të pranonte ofertën e bashkësisë ndërkombëtare që të fillonin negociatat për anëtarësim në BE dhe NATO me referencën FYROM.

Eurodeputetja Pack në një prononcim të saj ka theksuar se asnjëherë nuk ka takuar Ivanovin dhe nuk ka dhënë deklarata të tilla.

“Ju lutem t`ia përcillni porosinë time që të tërheq deklaratën e tij, për shkak se nuk kam deklaruar një gjë të tillë. Nuk kam biseduar me të dhe ai nuk mund të përmend emrin tim. Nëse nuk e tërheq deklaratën, atëherë do të ngrejë padi penale kundër tij. Nuk do të lejojë që asnjë president i cilitdo vend të keqpërdor emrin tim për interesa personale dhe politike”, ka theksuar eurodeputetja gjermane nga radhët e demokristianëve (CDU) në Parlamentin Evropian, Doris Pack.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›