Energjia ujore Berisha Shume HEC-e dhe eksport

Mbyllja e termocentraleve bërthamore ka rritur mundësitë për investime të suksesshme në burimet ujore të prodhimit të energjisë. Duke përmendur ngjarjet dhe vendimet e fundit të disa qeverive, kryeministri i vendit ftoi bankat, institucionet financiare dhe investitorët që të përdorin për qëllime biznesi potencialet ujore të Shqipërisë. (update)
“Shqipëria ka firmosur me sektorin privat ndërtimin e 220 hidrocentraleve. Investitorët shqiptarë po presin financime. 36 prej tyre kanë filluar punën. Qindra të tjerë janë të gatshëm të fllojnë dhe janë në pritje ndaj dhe do të vlerësoja shumë që Fondi Europian i Europës Juglindore të shqyrtonte mundësinë e ndërhyrjes më energjike dhe financimit të hidrocentraleve. Kjo përparësi del shumë më tepër pas vendimit që kancelareja Angela Merkel mori për mbylljen e centraleve nukleare”- u shpreh Berisha.
Ftesat për investime dhe një prezantim i ecurisë së ekonomisë u bënë gjatë mbledhjes vjetore të Fondit Evropian për Evropën Juglindore (EFSE). EFSE është krijuar në dhjetor të 2005-ës dhe aktualisht janë pjesë Shqipëria dhe 13 shtete të tjera. Qëllimi kryesor i EFSE është përforcimi i zhvillimit ekonomik dhe prosperitetit në Evropën Juglindore si dhe në Rajonin e Evropës Lindore. Shuma kumulative e kredive të dhëna për sipërmarrjet mikro dhe të vogla është rreth 1.5 miliardë euro. Që prej dhjetorit 2005 janë dhënë rreth 270 mijë kredi.
Florian Papadhimitri
Azhornuar së fundi ( e martë , 07 qershor 2011 )