Rezultat i drejte Josa Mund tia dalim ne transferte

Një rezultat të drejtë e ka konsideruar tekniku, Mirel Josa, 0-0 në Loro Boriçi kundër Thun, në raundin e dytë eleminator të Europa Ligës. Tekniku i kuqebluve ka mbetur mjaft i kënaqur nga prova e skuadrës së tij, edhe pse me pak kujdes mund të ishte shënuar një gol, që do të kishte qenë mjaft i rëndësishëm për kualifikimin.
”Dua të përgëzoj skuadrën dhe këtu nuk dua të nxjerr individë të veçantë, por gjithë skuadrën për mënyrën se si skuadra u shpreh në fushë dhe dëshirën që pati për një rezultat pozitiv. Kur nuk pëson gol është gjithmonë një rezultat pozitiv dhe ne duhet të përfitonim në pjesën e parë nga gabimet e kundërshtarit, nga qarkullimi i topit në mbrojtje”-tha trajneri, Mirel Josa.
Detyra parësore e Vllaznisë është të shënojë tashmë një gol në transfertën e Zvicrës në 21 korrik. Josa është i bindur se mund tja dalë, edhe pse vlerëson Thun si skuadrën favorite për të arritur në raundin e tretë të kompeticionit.
”Ndeshja që do të bëjmë me Thunin në Zvicër është ndeshje që do të tentojmë të shënojmë sepse dimë se një gol në fushën kundërshtare do të na japë prioritet për kualifikimin dhe pse të mos e mendojmë këtë. Këtë nuk e them nisur nga barazimi që patëm këtu, por në futboll mund të presësh gjithçka dhe nuk fitohet pa mbaruar loja”-theksoi ai.
Shkodranët mund të arrijnë kualifikimin edhe me një barazim me gola, sigurisht edhe me fitoren. Kështu që një gol në fushën e Thun do të jetë mjaft i rëndësishëm, kur dy skuadrat të vihen sërisht përballë në 90 minutat e kthimit.
Bruna Gjoka