Iken Clinton. Jam e lodhur nga udhetimet

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Clinton, do të tërhiqet nga politika në fund të mandatit të saj aktual. Ka qenë vetë Clinton që e ka bërë të ditur këtë qëllim të vetin, gjatë një interviste për BBC-në. Ajo ka pranuar se e bën me shumë dëshirë detyrën e saj, por ndjehet e lodhur duke bërë xhiron e botës, nga njëri vend në tjerin, shpesh duke vuajtur ndryshimet e orareve nga njëri kontinent në tjetrin, me takime dhe konferenca në të cilat ajo përfaqëson jo vetëm autoritetin e Amerikës, por duhet edhe të justifikojë reputacionin e shtetit të saj si superfuqi.
“Kam shumë dëshirë të kaloj kohë me miqtë e mi, familjen time, pa udhëtuar gjithë kohës”, është shprehur Klinton.
Në shtëpinë e Bardhë, pseudonimi i saj që stafi e përdor me simpati, është “përherë e gjelbëruara”, që nxjerr në pah energjinë e saj të madhe në çdo kohë.
Gjatë intervistës me gazetarin e BBC-së, në avionin personal, numri një i diplomacisë më të fuqishme në botë, Klinton pohon: “Nuk dua të gënjej. Jam e lodhur! Miqtë e mi më telefonojnë dhe më thonë: Të pashë në televizion, dukesh e lodhur dhe unë u përgjigjem: O Zot, faleminderit shumë”.
Por përtej kësaj, Klinton pohon se ndjen që puna e saj po sjell një ndryshim. Ndaj edhe nuk e bën të madhe nëse fle në avion. Shëtitjet e gjata dhe joga e sjellin në formë pas udhëtimeve të gjata.
Bilanci: -Hillari Klinton ka udhëtuar për punë më shumë se 600 mijë milje për të përcjellë imazhin e Amerikës nëpër botë, që kur mori detyrën në janar 2009, e thënë ndryshe ajo i ka rënë globit 24 herë përqark.