Lipi: "Kampionati i mbyllur, Interi nje tiran”

Ish-trajneri i Juventusit, Marcelo Lipi, eshte i bindur se Interi do te jete serish kampion ne Itali. Per gazeten italiane "La Stampa" ai eshte shprehur se zikalterit kane vendosur nje lloj tiranie ne Serine A. Lipi eshte nje nga trajneret me te suksesshem te eres moderne duke fituar pese kampionate ne Itali gjate dy drejtimeve me Juventusin. Me bardhezinjte ai fitoi gjithashtu nje Lige Kampionesh, nje Kupe Interkontinentale, nje Kupe te Italise dhe nje Superkupe te Europes. Lipi ne drejtimin e Juventusit doli nenkampion i Europes ne tre raste: 1997, 1998 dhe 2003, duke humbur edhe finalen e Kupes UEFA ne vitin 1995. Lipi eshte larg drejtimit te nje ndeshjeje qysh kur ai hoqi dore nga drejtimi i Italise pas suksesit ne Kupen e Botes se vitit te kaluar ne Gjermani. Tekniku ka konfirmuar se ai do te rikthehet ne drejtim sezonin e ardhshem. "Vitin e ardhshem une do te rikthehem ne bankine. Kjo eshte 100 per qind e sigurt", - deklaroi ai.
Marcelo Lipi, gaboj apo duhet te kishim nje kampionat me demokratik?
Te betohem, ne muajin gusht e mendova edhe une. Interi ishte favorit, por jo keshtu me tiranine e sezonit te kaluar.
Dhe perkundrazi?
Veshtire te gjesh nje epitet per proven e forces qe dha ne Firence. I qendroj idese se nuk do te perserise diferencen me 22 pike avantazh ndaj skuadres se dyte ne renditje, dhe per te gjetur nje krahasim duhet dikush te me jape nje dore.
Si mund te zhbllokohet?
Nuk ka pika te dobeta. Merrni mbrojtjen: nje here e nje kohe ishte reparti me i rrezikuar, sot eshte me i blinduari. Luajne permendesh, kush hyn dhe kush del jane te gjithe njesoj. Kane nje rendiment optimal.
Juventusi?
Me Milanin, ne "San Siro", diskutoi nje ndeshje zoterinjsh. me personalitet te madh. Barazimi ishte pak si teper, por le ta leme te luaje me te gjithe me te miret e tij per 11-12 ndeshje rresht dhe pastaj do te riflasim.
Se fundi, Inter e ma pas Inter, dhe serish Inter.
I vetmi objektiv jo i sigurt eshte Liga e Kampioneve, Ne pranvere, me eliminimet direkt, do te hyje ne nje dimension te ri. Brenda apo jashte, asgje nuk dihet. Interi kerkon me te gjitha kostot fitimin e trofeut europian, pasi i mungon prej nje jete. Ne te tetat do te jene Interi, Roma dhe Milani.
Nese perjashtojme Ibrahimovicin, cilin nga lojtaret e tjere do te zgjidhte Mancini per te bere diferencen?
Kambiaso. Di te beje gjithcka. Eshte tjeter kategori. Nuk e kuptoi kurre Reali: e la te largohej ne parametra zero. Komplimente per ta.
Arsenali, futbollin me te bukur
"Topcinjte' jane duke bere nje fushate madheshtore ne Premiership dhe ende nuk kane humbur asnje ndeshje ne kampionatin anglez. "Futbolli me i bukur ne Europe, sipas opinionit tim po luhet te Arsenali", - thote Marcelo Lipi. "U mendua se pa Henrine ‘Topcinjte' nuk do te ishin te afte te benin kete paraqitje, por e verteta eshte se ia dolen", - shton ish-trajneri i Italise.
"Formacionet spanjolle i pelqej me pak, edhe pse Reali i Madridit te Kazijas eshte gjithmone me i miri. Te Barca, menjanimi i Ronaldinjos tregon se dicka nuk shkon".