Bie çmimi i Sheves, 27 milione euro me pak

Kush paguan 17 milione euro mund te beje te vetin Andrij Shevcenkon. Ky eshte cmimi i ri sulmuesit te Celsit, qe kishte paguar 44 milione euro per ta blere nga Milanin bomberin ukrainas. Eksperimenti "Sheva" deshtoi perfundimisht. Largimi i Andrij Shevcenkos nga Celsi tashme eshte nje formalitet i thjeshte me vetem dy pikepyetje: "kur?" dhe "ku?".
Pas 18 muaj ne "Stemford Bridxh", sulmuesi ukrainas zhgenjeu ne vazhdimesi dhe, sipas tabloidit anglez "News of the World", tekniku i "bluve", Avram Grant vendosi: mjaft, Sheva duhet te largohet. Gazeta shkruan se destinacioni me i mundshem i Shevcenkos konsiderohet Milano, por Interi dhe Milani kane probleme me kuoten e lojtareve ekstrakomunitare. Te gjithe jane te bindur tashme se Sheva nuk eshte me ne kulmin e karrieres se tij. Nje problem jo i vogel eshte edhe paga qe merr lojtari. Te Celsi ai paguhet 140 mije sterlina ne jave, rreth 197 mije euro. Kristen Pazik, modelja amerikane e cila shtyu per te kaluar edhe te Celsi, ka ne mendje futbollin amerikan per burrin e saj. Blute jane ne pritje te nje oferte prej 17 milione euro per "Eren e Lindjes". I blere nga Milani per 44 milione euro, vlera e tij ka rene per 18 muaj me 27 milione.