Rezultate premtuese nga analiza e re per disgnostikimin e kancerit
Beteja kunder kancerit ka shenuar hapa perpara pasi shkencetaret ne Boston zhvilluan nje analize te re gjaku qe eshte ne gjendje te diktoje nje qelize te vetme kanceroze nder nje miliard qeliza te shendetshme. Analiza mund ti ndihmoje mjeket te gjejne kuren e duhur per shume lloje kanceri vecanerisht te gjirit prostates zorres se trashe dhe mushkerive dhe mund te coje ne programe me te mira parandalimi.
shte ende faza fillestare por puna ka avancuar per analizen e gjakut qe mund te revolucionarizoje procesin e diagnostikimit te kancerit.
Kater qendra te medha per kancerin ne Shtetet e Bashkuara do te fillojne vitin e ardhshem te perdorin analizen eksperimentale. Shkencetaret ne Spitalin Qendror te Masacusetsit qe shpiken kete analize kane bashkuar forcat me kompanine e fuqishme farmaceutike Johnson amp Johnson per te zhvilluar nje teknike te re me shpresen per ta vene ne zbatim ne mase te gjere.
Robert McCormack i Departamentit Strategjik te kompanise Johnson and Johnson thote se analiza e re eshte nje hap me i avancuar i teknologjise CellSearch qe u prezantua ne vitin 2004 e cila numeron qelizat kanceroze qe qarkullojne ne gjak
Kjo teknologji e re qe do te zhvillojme do te realizoje numerimin e ketyre qelizave por edhe me teper pasi eshte me e ndjeshme dhe mund te perdoret edhe per kancera te tjere.
Teknologjia CellSearch qe perdoret aktualisht nga personeli shendetesor identifikon pranine e qelizave kanceroze ne gjak por vetem ne aspektin e numrit te tyre pa arritur te kape ndonjeren per ti ndihmuar mjeket te analizojne karateristikat e qelizes dhe te pergatisin mjekimin e duhur.
Analiza e re qe kane shpikur mjeket ne Boston eshte shume me e fuqishme se teknologjia CellSearch dhe arrin te kape qeliza kanceroze ne forme te plote. Qelizat kanceroze qe qarkullojne ne gjak nenkuptojne se kanceri eshte perhapur ose eshte ne prag te perhapjes. Teknologjia qe arrin ti kape keto qeliza dhe te mundesoje analizimin e tyre do te transformoje mjekimin e disa llojeve te kancerit.
Dr. Minetta Liu specialiste e analizes se kancerit ne Universitetin Georgetown ku eshte ne perdorim teknologjia CellSearch shpreson per perparime te tjera
Te gjithe e kemi te qarte se mjetet qe kemi ne dispozicion nuk jane krejt te sakta dhe shpesh na duhet ta marrim me mend se si mund te reagoje pacienti. Te gjithe shpresojme te kemi se shpejti teknologji me te perparuara per te identifikuar mjekime me te pershtatshme per pacientin si per shembull kur duhet te ndalim trajtimin apo nese duhet te tregohemi me agresive ne terapine mjekesore Prandaj nje analize e tille qe perdor nje sasi te vogel te gjakut te pacientit do te ishte nje arritje e madhe.
Analiza e re premton te identifikoje mjekimin e pershtatshem per problemin specifik te pacientit duke eliminuar mundesine e provave me mjekime te ndryshme qe mund te mos japin rezultat. Futja e analizes se re ne perdorim te gjere eshte ende larg por provat e para ne spitalin e pergjithshem te Masacusetsit kane dhene rezultate premtuese.