E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi,varrimi i 15 vjeçarit,protesta masive

Më shumë se dy mijë persona kanë marë pjesë në ceremoninë e varrimit të 15-vjecarit të vrarë të shtunën nga policia, Aleksis Grigoropulos. Arkivoli i adoleshentit të vrarë, i tëri i mbuluar me lule të bardha, është shoqëruar me duartrokitje të gjata në momëntin që ka dalë nga kisha dhe gjatë rrugës për në varrezat e qytetit. Ndërkohë që përleshje janë verifikuar gjatë ceremonisë së varrimit të Grigoropulos, kur policia ndërhyri për shpërndarjen e disa manifestuesve që goditën me gurë dhe sende të forta disa trupa televizive dhe dyqane përreth varrezës. Përpara funeralit në Athinë dhe Selanik janë mbajtur dy manifestime, në të cilat morën pjesë mijëra persona. Policia ka ndërhyrë me gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës. Ndërkohë që sindikatat greke kanë refuzuar apelin e kryeministrit të vendit Kostas Karamanlis për anullimin e mega manifestimit të parashikuar për ditën e mërkurë. "Përgjigjja jonë është që greva dhe manifestimi do të zhvillohen ashtu sic është parashikuar", ka deklaruar Statis Anestis, zëdhënësi i konfederatës më të madhe në vend, 'Gse'.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›