E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet për korrupsion guvernatori i Ilinoisit

Guvernatori i Illinoisit, në shtetin e të cilit presidenti i zgjedhur amerikan Barack Obama ka qënë senator, u arrestua sot me akuzën për korrupsion, njoftoi zyra e prokurorit. Guvernatori Rod Bllagojeviç u akuzua se kishte tentuar të shiste vendin vakant të Senatit, të demokratit Barack Obama, i cili u zgjodh president i SHBA-së më 4 nëntor. Guvernatori demokrat dhe drejtuesi i kabinetit të tij John Harris u akuzuan gjithashtu se kishin kërcënuar grupin mediatik të ''Çikago Tribune'' nëse do të shkruanin në gazetë lidhur me këtë çështje'', vijoi zyra e prokurorit në një komunikatë. Blagojeviç u zbulua nga disa përgjime të autorizuara nga drejtësia, ku u zbuluan të ardhurat që përfitonte ai për faktin se vetëm guvernatori mund të emëronte një tjetër senator kur vendi i tij është vakant, sipas aktakuzës prej 76 faqesh

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›