E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rezultatet e para/ Bashkite ku eshte mbyllur numerimi

1) PERMET FITON PS

Ora 12. 35 - Përfundoi procesi i numërimit duke nxjerrë fitues Gilberto Jaçen e PS-së me 2150 vota, kundrejt Kujtim Goxhës i LSI-së i koalicionit “Aleanca për Qytetarin”.

2) HIMARE FITON GORO i PS

Ora 11. 30 - Përfundon procesi i numërimit. Fiton kandidati i PS-së për kryetar bashkie Gjergji Goro me 30 vota me shumë se kandidati i PBDNJ, Bollano. Sipas rezultatit, PS-ja ka marrë 1574 vota, PBDNJ-ja 1472 dhe PD-ja 560 vota. Ndërkohë, që në këshillin bashkiak PBDNJ ka fituar numrin më të madh të anëtarëve.

3) TEPELENË FITON PS

Ora: 09:41- Përfundon votimi. Tërmet Peçi i PS-së fiton me 1741 vota, kundrejt ish-kryetarit të bashkisë së Sevo Micit kandidat i PD-së 730 vota. Kandidati i LZHK-së Reshat Zika ka marrë 1217 vota. Aleanca për të Ardhmen merr 9 këshilltarë për këshillin bashkiak, Aleanca për Qytetarin 6 vende.

4) RRESHEN FITON PS

Ora 09:39 - Në Bashkinë Rrëshen fiton kandidat i PS-së Ndue Kola, 798 vota më shumë se Gjon Deda. Numërimi përfundoi në 09.00

5) PEQIN FITON PD

Ora 09:35 - Përfundon procesi i numërimit. Ilir Rrushi i PD-së rizgjidhet kryebashkiak. Fiton 1755 vota, ndaj Naim Teqes i PS 905 vota. Rezultati ne KZAZ nr 16

6) DELVINE FITON PD

Ora 08: 45 - Bashkia e Delvinës ka përfunduar votimi. Fitues është Dhurim Alimani i PD-së, me 2114 vota. Kandidati i PS-së, Dashamir Hado ka marrë 1114 vota.

7)ERSEKE FITON PS

Ora 09:00 - Fiton kandidati i Aleancës për të Ardhmen. Fiton Alim Laho 1546 vota me 500 vota më shumë se kandidati i "Aleancës për Qytetarin" i cili ka marre 1232 vota.

8) PUKE FITON PD

Ora 08: 30 - Në Bashkinë e Pukës ka përfunduar procesi i numërimit të votave. Fitues është shpallur koalicioni “Aleanca për Qytetarin” me kandidatin e saj, Beqir Arifi. 955 vota. Pas saj vjen koalicioni “Aleanca për të Ardhmen” me kandidatin Enver Sulejmani me 902 vota, e ndjekur nga Partia Çështja Shqiptare me kandidati Astrit Hushi me 704 vota.

9) POLIÇAN FITON PS

Në Poliçan përfundon procesi i numërimit fiton Adriatik Zotkaj, i PS-së me 1446 vota. Në komunën Kutall fiton Shpëtim Vrapi i PS-së me 4650 kundrejt Sulës që ka 4530 vota.

10) RUBIK FITON PS

Ora13:36 - Përfundon numërimi në KZAZ numër 38 për Bashkinë e Rubikut. Fitues kandidati i PS-së Gjok Vukaj me 1419 vota kundrejt, kandidatit të PS-së Mark Ruci me 1087 vota.

11) RROGOZHINË FITON PDIU

Ora 13:30 - Përfundon numërimi fiton kandidati i PDIU-së, Ndriçim Dushku.

12) KSAMIL FITON PS

Fiton Besnik Abedini i PS-së me 394 vota më shumë ndaj kandidatit të PD-së.

13) HAS FITON PS

Përfundon numërimi. Fiton Liman Morina me 540 vota më shumë se Bardhyl Peka i PD-së.

14) TROPOJE FITON PD

Fiton PD-ja me Agron Demushaj kundrejt Avni Begut të PS-së.

15) SARANDE, FITON PS

Ora 16:17 - Përfundon numërimi. Kandidati i PS-së, Stefan Çipa fiton me 7234 vota, kandidati i PD-së, ka marrë 4976 vota.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›