E Shtunë, 31 Tetor 2026

Numerimi/ Shihet levizje e rezultateve dhe rritje votash ne drejtim te PD-se

Në disa bashki të vendit, numërimi ka përfunduar, ndërkohë që procesi vijon tek të tjerat.

Orëve të para të ditës, rezultatet nga KZAZ-ja tregonin për ruajtje të bastioneve nga PS, ndërsa në orët e mëvonshme shikohet lëvizje të rezultateve dhe rritje të votave në drejtim të PD krahasuar me zgjedhjet e kaluara.

Megjithatë, numërimi duket me ritme të ngadalta nëpër komisionet zonale për qarqe e komuna.

Fitorja e socialistëve në Himarë, ku kandidati Jorgo Goro fitoi betejën ndaj Bollanos me 220 vota më shumë se kandidati i PBDNJ-së është cilësuar si surprizë, ndërkohë Bashkia e Peshkopisë është fituar nga PD-ja me kandidatin Ilir Krosi.

Në Përmet fiton PS-ja me kandidat Gilberto Jaçen me 2150 vota, kundrejt Kujtim Hoxhës i LSI-së i koalicionit “Aleanca për Qytetarin”.

Në Tepelenë fiton PS-ja me Tërmet Peçin i PS-së me 1741 vota kundrejt ish-kryetarit të bashkisë, Sevo Mici kandidat i PD-së 730 vota.

Në Rrëshen, fiton PS-ja me kandidatin Ndue Kola, 798 vota më shumë se Gjon Deda.

Në Peqin, fiton Ilir Rrushi i PD-së, i cili rizgjidhet kryebashkiak.

Në Delvinë, fiton PD-ja me Dhurim Alimani.

Në Ersekë, fiton PS-ja në Pukë fiton PD-ja me kandidatin e saj, Beqir Arifi.

Në Poliçan e në Rubik fiton PS-ja, ndërsa në Rrogozhinë fiton PDIU me Ndriçim Dushkun.

Në Ksamil, Has fiton PS-ja, kurse në Tropojë fiton PDja me Agron Demushajn.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›