Rama: S`ka forcë të vjedhë votën në Tiranë

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, menjeherë pas mbledhjes së KQZ-së, në një prononcim për mediat, kërkoi që të respektohet vullneti i cdo qytetari, i cili dha verdiktin përfundimtar në datën 8 maj.
Kreu opozitar vuri në dukje se KQZ-ja ka detyrimin ligjor që të shpallë rezultatin, duke vënë gishtin mbi këtë institucion, i cili këcënon stabilitetin e vendit.
“Skemi pasur asnjë iluzion se kjo KQZ mund të shkelë të drejtat ligjore të opozitës, por kjo kërcënon durimin e popullit, që votoi rezultatin që është njohur botërisht” tha më tej Rama.
Nderkaq, kryesocialisti beri me dije se ne baze te 485 procesverbaleve, opozita eshte fituese ne kete gare per Bashkine e Tiranes, ndaj kjo perballje duhet te marre fund.