Arvizu e Wollfarth: Të shpallen rezultatet paraprake

Deklarata e përbashkët e ambasadorit të OSBE, Eugen Wollfarth, ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu dhe Kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian, Ettore Sequi, thekson se qytetarët duan dhe meritojnë qartësi rreth rezultatit të zgjedhjeve.
“Më shumë se një javë ka kaluar që kur një numër i madh votuesish në Tiranë votuan për postin e kryetarit të bashkisë, më 8 maj. Është thelbësore që rezultatet zyrtare paraprake të hidhen në tabelë me kujdes nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe të shpallen me shpejtësi”, theksohet në deklaratën e shpërndarë nga zyra e shtypit e OSBE-së.
“Po ashtu, është tejet e rëndësishme që procedurat për zgjidhjen e ankesave të jenë të qarta dhe të jenë në përputhje të plotë me dispozitat ligjore të Shqipërisë, përfshirë Kodin Zgjedhor. Ne presim që të dyja palët të ushtrojnë vetëpërmbajtje dhe të respektojnë plotësisht procesin demokratik”, vijon reagimi. /S.Lleshi/Start/
2011-05-17 11:01