E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rezultati i dobët në 8 maj, Tahiri shkarkon krerët e FRESSH

TIRANË- Në strukturat e FRESSH-it për Tiranën ka nisur një valë shkarkimesh. Kryetari i komanduar i Partisë Socialiste të Tiranës, Saimir Tahiri ka shkarkuar të gjithë drejtuesit e FRESSH-it për kryeqytetin. Rezultati i dobët në zgjedhjet e 8 majit duket të kenë qenë edhe shkaqet e shkarkimit të anëtarëve të FRESSH.

Në mbledhjen e së mërkurës, ku Tahiri, në prani edhe të kryetares kombëtare të FRESSH, Elisa Spiropali ka thirrur të gjithë koordinatorët e këtij forumi, nëpër universitete, kreun e forumit të të rinjve për Tiranën dhe u ka komunikuar vendimin për largimin e tyre nga pozicionet që gëzonin.

Vendimi i kreut të sapokomanduar të PS-së për Tiranën erdhi pas një analize për rezultatet e dobëta dhe punën jo të mirë të drejtuesve të këtij forumi gjatë gjithë fushatës.

Por, burime brenda Selisë Rozuë se pas pas dorëheqjes së kreut të PS-së së Tiranës, Besnik Baraj si dhe dorëheqjes së kreut të PS-së për njësinë nr.2, Hazis Tahiri, pritet që të ketë ndryshime të tjera në strukturat e PS.
(shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Gazeta Shqiptare)

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›