Starton emisioni “Debat” nga Alfred Peza
Pasi ka lene pas nje sezon te suksesshëm ku protagoniste ishin lideret kryesore te politikes shqiptare si Edi Rama, Lulzim Basha, Gramoz Ruci, Astrit Patozi por edhe personazhe te rendesishme si ambasadori amerikan Aleksander Arvizu, drejtori i përgjithshëm i policisë se shtetit Hysni Burgaj apo edhe kreu i KQZ Arben Ristani, gazetari Alfred Peza sjell ne kete sezon me shume debat per politik-bërjen ne Shqipëri. Përveç emisionit “Debat” ne kete sezon gazetari Alfred Peza vjen edhe me nje format te ri, emisioni “Intervista” çdo te mërkurë ne oren 22:00 do te sjelle profilin dhe historinë e personazheve me interesante te shoqërisë sonë. Emisioni “Debat” dhe emisioni “Intervista” do te jene komplementare per te përcjellë tek teleshikuesi jo thjesht informacion, por analize dhe debat për ngjarjet qe ndikojnë ne jetën e gjithë secilit prej nesh.
Shiko kroniken video