BQE fillon të flasë për një falimentim të Greqisë
Hollandezi Klaas Knot, pjesëtar i këshillit të qeverisë së bankës qendrore europiane, ka deklaruar në të përditshmen holandeze Het Financieele se falimentimi i Greqisë është një nga skenarët e mundshme për të zgjidhur situatën e vështirë financiare të vendit. Knot është edhe guvernatori i bankës qendrore holandeze.
Është hera e parë që një pjesëtar i BQE-së flet hapur për mundësin e një falimentimi të Greqisë, që deri tani ka qenë një tabu për institucionet financiare të bashkimit europian. Javën e shkuar e përjavshmja britanike The Economist kishte kritikuar në mënyrë të hapur këtë përjashtim, duke thënë se nevojitet të ndërmerren masa mbi mundësin e falimentimit të Greqisë.
Ministri i financave grekë Evangelos Venizelos, sipas dy gazetave greke, ka thënë në një mbledhje kolegëve të tij të partisë socialiste se qeveria po kërkon të aprovoj shkurtimet e reja (me futjen e taksave te reja) në mënyrë që të marrë huan prej 109 miliard euro për të evituar falimentimin. Por, sipas tij, dy alternativat e tjera për tu mbajtur në konsideratë janë një ristrukturim i borxhit ose një falimentim i pakontrolluar nga shteti.
Ristrukturim i borxhit, do të thotë të modifikohen mënyrat e shlyerjes së kreditorëve që kanë në pronësi titujt e shtetit: Në këtë rast, Venizelos ka folur për një reduktim prej 50% të vlerës së titujve të shtetit. Aksionet e bankave greke kanë rënë rreth 9% nga përhapja e lajmit dhe ministria e financave ka thënë se objektivi i parë i qeverisë është të evitoj falimentimin me anë të ndihmës së europës.
Viktimat e para të një falimentimi të Greqisë do të ishin bankat greke dhe të huaja. Kreditorët privat të Greqisë pranuan në korrik një reduktim prej 20% në pagesën e titujve të shtetit grekë që do të skadojnë para vitit 2020.
(a.h/BalkanWeb)