E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqi, bllokohen 90 turistë shqiptarë në aeroport

TURQI – Bllokohen 90 turistë shqiptarë në Antalia. Turistët, të cilët duhej të ktheheshin nga pushime e tyre në orën 22:00 të ditës së djeshme, kanë ngelur të bllokuar në aeroport.

Pasagjerët janë nuk janë lejuar të ngjiten në bord, pasi kryen “check-in”. Ata janë hipur në autobus dhe pasi janë mbajtur para avionit për 20 minuta, janë kthyer përsëri në aeroport.

“Prej 2 orësh qëndrojmë në aeroport. Askush nuk ka dhënë asnjë sqarim. Mes nesh ka fëmijë dhe të moshuar. Ka njerëz që qëndrojnë të shtrirë në karrige dhe në tokë. Nuk dimë asgjë se cfarë do bëhet me ne”- raportoi për NEWS24 një nga pasagjerët e bllokuar në aeroportin e Antalias.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›