20-vjeçari shqiptar hyn të grabisë shtëpinë, mbahet peng nga pronarët
Itali- Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi akuzohet se ka grabitur një banesë.
Indrit Hanxhari u vu në pranga duke vjedhur një vilë luksoze, në qytetin Silandro në provincën e Bolzanos.
Hanxhari ka hyrë në banesë nga çatia, por është ndjerë nga pronarët e banesës që ndodheshin brenda saj.
Ata kanë pritur derisa 20-vjeçari ka hyrë në garazhin ku ndodheshin makinat dhe kanë arritur që ta mbyllin brenda, duke bllokuar dyert. Në ndihmë të tyre kanë shkuar dhe disa fqinjë polakë, të cilët janë siguruar që hajduti të mos kishte mundësi të dilte derisa ka ardhur policia.
Sipas të dhënave të policisë, shqiptari dyshohet si autor i disa vjedhjeve dhe grabitjeve më armë në zonën e Bolzanos. Haxhnari është dënuar kohë më parë me 8 vite burg, por është lënë i lirë, sipas policisë italiane në rrethana ende të paqarta.