Protesta para KQZ-së, simpatizantë të PS-së nisen nga qytetet
Dhjetra simpatizantë të Partisë Socialiste nga Korça, Fieri dhe Elbasani janë nisur drejt Tiranës për të marrë pjesë protestën e opozitës para godinës së Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.
Simpatizantët e Partisë Socialiste nën organizimin e përfaqësuesve dhe organizatorëve të opozitës do të marrin pjesë në protestën e sotme që do të zhvillohet në orën 10:00 para Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për të kundërshtuar përllogaritjen e fletëve të kontestuara si të vlefshme.
Ndërkohë Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot në orën 10.00 ku pritet të shpallë rezultatin përfundimtar për bashkinë e Tiranës.