E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ vijon numërimin, nesër rezultati përfundimtar

Së bashku me kutitë e numëruara gjatë pasdites së sotme, numri total i kutive të hapura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë kësaj jave shkon në 125. Nga votat e gjetura në kutitë e gabuara, kandidati i djathtë Lulzim Basha ka siguruar 173 kundrejt 83 të kandidatit socialist Edi Rama.

Ndërkohë, kryetari Arben Ristani deklaroi se gjatë mbledhjes së nesërme KQZ-ja do miratojë vendimin për përmbylljen e numërimit të fletëve të numëruara në tërësi, e më pas do t’i hapet rruga nxjerrjes së rezultatit për Tiranën.

“Do miratojmë në tërësi vendimin pasi ishte miratuar vetëm nen për nen. Ky vendim do marrë formën përfundimtare, pastaj do miratojmë tabelën e KZAZ-së 49, e mandej tabelën për 11 KZAZ-të e Tiranës. Këto nuk janë akte normative, por vendime të KQZ-së, që sipas ligjit kërkojnë shumicën e thjeshtë, që është 7 ose 4”, deklaroi Ristani.

Sa i përket kundërshtimit nga opozita, Ristani sqaroi se ajo është e lirë që të ankimojë vendimin e KQZ-së në institucionet përkatëse. “Procesi ankimor fillon menjëherë pas vendimit tonë, miratimi i tabelës përkatëse kalon në Komision Qendror më pas në Kolegjin Zgjedhor”, sqaroi kreu i KQZ-së, i cili shtoi:

“Tashmë nuk bëhet fjalë për rezultate paraprake, por për përfundimtare, duke marrë parasysh faktin e procesit të ankimimit. Vendimin përfundimtar mendojmë se do ta marrim deri nesër në mbrëmje vonë”.
/Start/

KQZ vazhdon me verifikimin e fletëve të kontestuara
Tiranë (14:20) - Deputetët dhe përkrahësit e partisë Socialiste vazhduan edhe sot protestën para godinës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ndërkohë që anëtarët e këtij komisioni vazhdonin normalisht mbledhjen.
Protesta zgjati për gati dy orë, ndërkohë që përfaqësuesit e opozitës deklaruan se tubimi i tyre do të rifillojë në orët e pasdites.

KQZ vijoi me shqyrtimin e ankimimeve të kandidatëve dhe partive për procesin zgjedhor të 8 majit.

Pak para se të niste numërimi i kutive për Njësinë numër 5, KQZ kishte numëruar vetëm 90 kuti votimi, ku ishin gjetur 443 fletë të kontestuara, nga të cilat 20 fletë u vlerësuan si të pavlefshme.

Nga fletët e kontestuara, 151 kaluan në favor të kandidatit Lulzim Basha, 61 fletë votimi kaluan në favor të Edi Ramës, ndërsa 2 fletë i kaluan Hysni Milloshit.

Së bashku me 14 kutitë e Njësisë nr. 5 të numëruara sot, në total i kutive të numëruara nga KQZ shkon në 104. Në total z. Basha ka siguruar 164 vota, ndërsa z. Rama ka marrë 74.

Ndërkohë, KQZ do të vazhdojë sot me numërimin e 30 kutive të mbetura nga Njësia nr. 5. /Start/

                                                                                             0000-00-00 00:00
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›