Rezultati për Tiranën, shtyhet pa afat mbledhja e KQZ-së

Duket se situata e tensionuar me të cilën do të shpallej rezultati përfundimtar për Bashkinë e Tiranës, ka bërë që KQZ-ja të mos mundë gjerë në këto momente që të mblidhet dhe të vendosë përfundimisht për shpalljen e fituesit në kryeqytet.
Vetëm gjatë ditës së sotme, mbledhja është shtyrë tre herë dhe tashmë nuk pritet ndonjë mbledhje tjetër, të paktën publikisht nuk është thënë diçka e tillë. Gjatë ditës së sotme, në KQZ mbërriti edhe shefi i ODIHR, i cili ka zhvilluar një takim me kreun dhe anëtarët e Komisionit Qendror Zgjedhor.
Me përfundimin e miratimit të tabelave përmbledhëse për të gjitha KZAZ-të e Tiranës, KQZ pritet të plotësojë në mbështetje të nenit 123 të Kodit Zgjedhor, tabelën përmbledhëse të rezultatit për zonën zgjedhore, Bashkia Tiranë. Gjatë pesë ditëve (17-22 maj), KQZ numëroi 125 kuti, ku gjendeshin fletët e kontestuara, ku rezultuan 171 vota për kandidatin e "Aleancës për Qytetarin", Lulzim Bashën dhe 83 vota për kandidatin e "Aleancës për të Ardhmen", Edi Rama, me një diferencë prej 88 votash në favor të kandidatit të mazhorancës. /S.Ll/Start/
2011-05-23 12:28