Riadi kërkon që Irani të lejojë largimin e vajzës së Bin Ladenit
Arabia Saudite ka kërkuar nga Irani që të lejojë të bijën e Osama Bin Ladenit, e cila është arratisur nga arresti shtëpiak dhe ka kërkuar strehim në ambasadën saudite në Teheran, që të largohet nga vendi, nëse ajo dëshiron ta bëjë këtë.
Imam Bin Laden dhe pesë vëllezër dhe motra të saj, janë mbajtur në Iran që nga invadimi amerikan në Afganistan në vitin 2001, ka njoftuar muajin e kaluar gazeta saudite Asharq Al Avsat. Kjo gazetë ka theksuar se Imam 17 vjeç, është arratisur në nëntor, gjatë një shëtitje të rrallë jashtë kompleksit, në të cilën mbahej familja e saj dhe ka kërkuar strehim në ambasadën saudite.
Gjatë një konference për shtyp në Riad, Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Saud Al Faisal, theksoi se Imamit duhet t’i lejohet largimi nga Irani.
“Në këtë e konsiderojmë si çështje humanitare dhe jemi duke zhvilluar biseda me qeverinë iraniane që ta trajtojë si të tillë dhe që vendimin për largim t’ia lë vetë vajzës”, theksoi Faisal.
Marrëdhëniet mes Arabisë Saudite dhe Iranit karakterizohen nga rivaliteti rajonal dhe mosbesimi i ndërsjellë, për shkak të tendosjeve që ekzistojnë mes sunitëve dhe shiitëve në rajon.