E Diel, 1 Nëntor 2026

Riaktivizohet në mesnatë vatra e zjarrit në Fier, prefektura kërkon sërish ndërhyrje nga ajri për neutralizimin e flakëve

Vatra e zjarrit në masivin pyjor të Drenies vijon të jetë aktive edhe gjatë ditës së sotme.

Pavarësisht ndërhyrjes nga ajri ditën e djeshme, vatra e zjarrit u riaktizua në mesnatë ku flakët iu afruan edhe banesave , por fatmirësisht ndërhyrja e shpejtë e shërbimeve zjarrfikëse dhe forcave të ushtrisë shmangën rrezikun.

Zjarri aktualisht ka marrë përhapje të gjerë dhe po mbahet në monitorim nga forcat e ushtrisë dhe zjarrfikësit të cilët po punojnë në terrenin e vështirë kodrinor për neutralizimin e flakëve.

Ndërkohë sipas  informacioneve nga prefektura Fier  është bërë kërkesë për ndërhyrje nga ajri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›