E Diel, 1 Nëntor 2026

U hodh nga shkëmbi në det, dëmtohet një person, niset me urgjencë drejt spitalit

Një shtetas është dëmtuar teksa po hidhej nga një shkëmb në zonën e Orikumit.

Për shkak të dëmtimeve të marra, ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore.

Në ambientet e spitalit kanë mbërritur edhe shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur verifikimet dhe hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Paraprakisht dyshohet se shtetasi është dëmtuar gjatë hedhjes nga shkëmbi, ndërsa grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rastit dhe përcaktimin e saktë të shkaqeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›