E Diel, 1 Nëntor 2026

Rialokimi i fondeve zgjidh emergjencat

Projekt-akti normativ i miratuar nga qeveria, lidhur me ligjin e buxhetit per vitin 2007, synon zgjidhjen e problemeve ne disa sektore strategjike te ekonomise, tha dje ne Komisionin parlamentar te Ekonomise, zv/ministri i Financave, Sherefedin Shehu. Sipas tij, akti normativ realizon rishperndarjen e fondeve per investime nga projekte, te cilat nuk kane filluar apo kane ecur me ngadale, ne projekte me ecuri me te mire. "Vetem ne zerin investime, rishperndahen rreth 3 miliarde leke, pervec shteses prej rreth 2 miliarde leke nga kursimet korente dhe keto fonde do te perdoren per vazhdimin e financimit ne rrugen Durres-Kukes", u shpreh Shehu. Sipas tij, 1,3 miliarde leke destinohen per te paguar faturat e energjise elektrike te ndermarrjeve te ujesjellesve, sikurse dhe 800 milione leke per sigurimet shoqerore te papaguara nga keto ndermarrje, te cilat vazhdojne te performojne jo mire nga pikepamja financiare, por qe ndodhen ne nje moment kalimi nga pushteti qendror te pushteti lokal. "Me nderhyrjen me kete akt normativ, ne mundesojme qe t'i transferojme KESH-it deri ne 5% te PBB-se si kredi dhe kjo perben ate shpenzim qe ishte parashikuar per vitin 2008, por po e paguajme ne vitin 2007, qe te kemi me pak detyrime gjate vitit te ardhshem, ne menyre qe buxheti te ece ne te gjithe kapacitetin e tij sipas programit", tha Shehu. Sipas tij, permes ketij akti normativ, qeveria mundeson perdorimin efikas te fondeve publike, mundeson rritjen e vellimit te investimeve, mundeson zbutjen e problematikes dhe shqetesimeve qe opozita ka shprehur ne publik per nivelin e deficitit per vitin qe vjen, pasi vetem permes kesaj nderhyrjeje, ne pakesojme deficitin e vitit qe vjen me rreth 100 milione dollare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›