E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mungesa e gjakut, Ndoka perplaset me mjekun

Xhemil Beharaj
Situata e renduar per furnizimin me gjak te femijeve talasemike ne Lushnje ka bere qe ministri i Shendetesise, Nard Ndoka, te debatoje me mjekun e kesaj qendre, Mehmet Xhindole. I ardhur ne qytetin myzeqar per te inauguruar qendren e hemoglobinopatise, ministri deklaroi se situata e furnizimit me gjak te femijeve talasemike eshte me se normale. Por nuk ka qene i te njejtit mendim, mjeku Xhindole, i cili deklaron se situata eshte alarmante, pasi ka vetem 9 flakon gjaku rezerve. Sipas tij, banka e gjakut qe ai drejton ndodhet ne nje krize te thelle, per shkak te numrit te paket te dhurimeve dhe kerkohet menjehere importi i gjakut. Nderkohe, ministri Ndoka eshte shprehur se eshte nenshkruar nje marreveshje me rajonin e Pulias per dhurimin e 2 mije flakoneve, por ne te vertete marreveshja parashikonte te fillonte ne muajin nentor dhe ende nuk duket asgje. "Nuk eshte e vertete qe kemi rezerva gjaku ne spitalin e Lushnjes, ketu ndodhen vetem 9 flakon me gjak", deklaroi Xhindole. Sipas tij, kerkesa eshte shume e madhe, pasi ka shume femije te semure me talasemi dhe nuk ka asnje lloj ndihme per kete kategori. Per shkak te kesaj krize, arrijne te marrin gjak vetem femijet qe paraqiten ne gjendje te rende, kurse te tjeret kthehen mbrapsht.
Vizita e Ndokes ne Lushnje ka pasur si synim inaugurimin e qendres se hemoglobinopatise, e cila zgjidh problemin e te semureve me talasemi. Pas trajnimit dhe specializimit te mjekeve ne kete qender, mund te kryejne transplantimet e palces se kockes, e cila mbyll problemet te femijeve talasemike. Nderkohe qe ne kete zone eshte edhe numri me i madh i femijeve te prekur nga kjo semundje, te cilet cdo 21 dite kane nevoje per marrjen e 400 ml gjak. Por, femijet e qyteti te Lushnjes asnjehere nuk arrijne ta marrin kete sasi gjaku ne kohe dhe ne sasi. Prinder te femijeve te semure me talasemi apo edhe pacientet kane pohuar se kane afersisht nje muaj qe kerkojne transfuzion gjaku, por kthehen mbrapsht pa marre sherbimin e nevojshem. "Ato pak rezerva gjaku qe ndodhen ne kete banke gjaku, u jepet atyre pacienteve qe jane me shume te semure. Vijme dhe ikim pa e kryer transfuzionin e gjakut", kane pohuar pacientet. Sipas mjekeve, banka e gjakut te qytetit te Lushnjes ka gjithmone probleme per sa i perket sasise se nevojshme te lengut te kuq.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›