E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligji për bashkëpunimin me EULEX, SHBA: Provë e angazhimt të Shqipërisë

TIRANE- Pas miratimit me konsensus të ligjit që lejon shtrirjen e hetimeve të EULEX, për krime lufte në territorin e Shqipërisë, vjen edhe reagimi i Ambasadës së SHBA, e cla e cilëson këtë veprim si angazhim të Shqipërisë ndaj integrimit.

“Ambasada e SHBA mirëpret kalimin me konsensus të ligjit për bashkëpunimin me Njësinë e Hetimeve Speciale të EULEX dhe e sheh këtë si provë të angazhimit të Shqipërisë ndaj integrimit europian dhe bashkëpunimit rajonal”, thuhet në njoftim.

Ambasada e SHBA deklaron më tej se prêt hetim të plotë e korrekt nga EULEX.
“Njësia e Hetimit ka mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara. Ne presim një hetim të plotë dhe korrekt, i kryer me transparencë dhe bashkëpunimin e plotë të autoriteteve vendore e kombëtare”, thuhet më tej në deklartë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›