E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspertët: Në 2012-ën, rritja ekonomike do jetë 2%

TIRANE - Ekonomia shqiptare është ngadalësuar gjatë muajve të parë të këtij viti, si pasojë e intensifikimit të efekteve të krizës së eurozonës. 

Eksperti i ekonomisë, Arjan Kadareja, njëherazi anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë argumenton se këtë vit pritet një rritje ekonomike rreth 2%.

“Parashikimet janë që do kemi rritje ekonomike për vitin 2012, por më pak se 2011. Në qoftë se në 2011-ën ishte 3.2%, në 2012 do jetë rreth 2% rritja ekonomike. Kjo për shkak të eksporteve që parashikohet të rriten shumë më pak se në 2011-ën. Situata në tregjet ku eksportojmë është e vështirë. ”- shprehet Karadeja.

Por për Kadarenë, një pikë e fortë e ekonomisë vendase mbetet sistemi bankar.
“Kemi rritje të ritmeve të kredisë, vendet e tjera kanë ulje të ritmeve të kredisë. Dmth kemi një situatë disi të favorshme në sektorin e kreditimit dhe ajo që na jep shpresë është që bankat kanë financim sepse depozitat janë rritur. Duket që sistemi bankar është i pozicionuar mirë për të financuar ekonominë.”- shpjegon eksperti.

Nga të dhënat e fundit të Shoqatës së Bankave rezulton se gjatë muajit mars niveli i kredisë arriti në 571.8 miliardë lekë, ndërkohë që depozitat vlerësohen në 938 miliardë lekë. Gjatë kësaj periudhe u konstatua një rritje e nivelit të kredive me probleme deri në 20.1%.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›