E Shtunë, 31 Tetor 2026

Riatdhesohen nga Greqia 21 emigrantë shqiptarë

Mediat greke bëjnë të ditur se riatdhesimi i shqiptarëve është kryer në rrugë tokësore e detare, përmes pikave të kalimit kufitar që lidhin dy vendet.

Emigrantët ilegalë janë kapur nga policia greke në qytete të ndryshme të Greqisë, pa dokumentacionin përkatës, pasi kishin hyrë ilegalisht nga kufiri i gjelbër që lidh Shqipërinë me Greqinë, nga Korça, Gjirokastra e Saranda.

Ndaj tyre është marrë masa e dëbimit nga shteti grek, për kryerje të veprës penale të hyrjes dhe qëndrimit të paligjshëm.
/Start/E.B/

                                                                                             2011-12-10 17:33
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›