E Shtunë, 31 Tetor 2026

E hëna pa energji në Tiranë

Njoftimi i përjavshëm për ndërprerjen e energjisë u përsërit edhe këtë javë nga kompania çeke CEZ Shpërndarje, ku bën me dije edhe arsyet e ndërprerjes së energjisë.

Edhe kësaj here, janë punimet në nënstacione. Sipas CEZ, punime do të kryhen në nënstacionin Dinamo dhe Tirana 1. Për shkak të punimeve në nënstacionin Dinamo, të hënën nga ora 09:30-15:00 do të ketë ndërprerje të energjisë për zonat e mëposhtëme: Rruga Jordan Misja, një pjesë e rrugës Siri Kodra,  zona pranë Josif Pashkosh, zona prane shinave të trenit, një pjesë Kodër Kamzës, Paskuqan, Bathore, Zall-Mner.

Gjithashtu, për shkak të punimeve në nënstacionin Tirana 1, do të ketë ndërprerje të energjisë për zonat e mëposhtëme: Rruga “Babë Rexha”, zona te Fusha e Aviacionit, Rruga “Pandi Dardha”, Rruga “Mihal Duri”, Ruga “Kajo Karafili”, zona pranë UEM, zona pranë pallateve “Hawai”, etj. CEZ Shpërndarje rikujton se këto punime janë të rëndësishme për përmirësimin e rrjetit të shpërndarjes dhe cilësisë së furnizimit. /Start/

                                                                                             2011-12-11 08:53
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›