E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi takon shqiptarët e Katarit

Gjatë takimit me bashkatdhetarë nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia, që të gjithë intelektualë dhe ekspertë të shquar në fusha të ndryshme, Presidenti Topi u njoh me veprimtarinë e tyre në Katar.

Kreu i Shtetit vlerësoi faktin që vetë prania e shqiptarëve të profesioneve të kualifikuara dhe puna e tyre cilësore shërbejnë për të konsoliduar urat e miqësisë dhe të bashkëpunimit mes dy vendeve si dhe për rritjen e imazhit të shqiptarëve anembanë botës.

Topi shprehu besimin se kontributi i bashkatdhetarëve tanë të mirintegruar në këtë vend, që po modernizohet me shpejtësi marramendëse, do të jetë i dukshëm dhe i prekshëm edhe për të ardhmen e Shqipërisë, duke qenë se ata kanë mundësinë të sjellin ekspertizën e marrë në Katar, duke kontribuar kështu në përparimin e mëtejshëm të vendit tonë në fusha të tilla si mjekësia, sigurimet shoqërore, industria e kompanive ajrore etj.

Në takim ishte i pranishëm edhe ambasadori i Shqipërisë në Katar, Ridi Kurtezi.
/Start/E.B/

                                                                                             2011-12-10 22:38
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›