E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrtarët fshehin pasurinë tek të afërmit

Gjate një interviste për Top Channel drejtuesi i ILDKP-së, Adriatik Llalla deklaron se mosndëshkimi nga drejtësia ka krijuar nje mantel paprekshmërie për zyrtarët e korruptuar.

"Shqetësim për ne vazhdon të mbetet problemi i trajtimit të çështjeve që ne kallëzojmë në organin e Prokurorisë e që trajtohen më pas nga institucionet e drejtësisë, pasi mjaft raste te kallëzuara prej nesh, pothuajse pushohen ne sistemin e drejtësisë. Kjo ka sjelle për rrjedhoje krijimin e nje manteli paprekshmërie tek zyrtaret e korruptuar, duke bere qe ata te ndihen mbi ligjin, mbi qytetaret e thjeshte", tha Llalla.

Ai tregon gjithashtu skemën e përdorur nga zyrtarët për fshehjen  e pasurive te tyre. "Problem shqetësues vijon të mbetet fakti se zyrtare te korruptuar, pasurinë e tyre e fshehin në emër të personave që lidhen me ta. Dhe problemi ynë që vijon është fakti qe duhet parashikuar detyrimi ligjor, qe personat e lidhur me zyrtaret të kenë detyrimin e deklarimit të pasurisë. Pasi gjithë pasuria e fituar në menyë të kundraligjshme fshihet në lidhjet farefisnore apo shoqërore të zyrtarëve, që e krijojnë pasurinë në mënyrë të paligjshme", tha Lalla.
 
Sipas Llallës, është konstatuar nga deklarimet periodike të subjekteve, se është kthyer në fenomen argumentimi i të ardhurave në formën e dhuratave nga persona të lidhur me zyrtarët.

"Dhuratat janë kryesisht vetëm lekë, në valutë, në formën e dhuratave apo të huamarrjeve çka sjell domosdoshmëri amendimin e ligjit të cituar. Dhuratat, huamarrjet janë kthyer në një fenomen që po merr përmasa të gjera. Shumë zyrtarë që të krijojnë dyshime për pasurinë e fituar, e deklarojnë se e fitojnë në formën e dhuratave dhe huamarrjeve ne personat e lidhur me ta. Pamundësia jone ligjore për të marrë masa ndëshkuese ndaj personave te lidhur me zyrtaret ka bere që në një farë mënyre ata t'i shmangen përgjegjësisë ligjore", tha Lalla. Megjithatë prej më shumë se një viti projektamendimi mbi ligjin numër 9049 për forcimin e mekanizmave ligjore ndaj personave të lidhur me zyrtarët, ai ende nuk është diskutuar në kuvend. /Start/

                                                                                             2011-12-11 09:08
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›