Riberi e Benzema dalin para gjyqit

Dy prej lojtarëve më të mirë të Francës, Frank Riberi dhe Karim Benzema, do të duhet të paraqiten para një gjyqi në Paris për skandalin seksual të tyre.
Dy futbollistët akuzohen se kanë kryer marrëdhënie me një prostitutë minorene, pra nën moshën e lejuar ligjërisht.
Bëhet fjalë për ngjarje të ndodhur në vitet 2008 dhe 2009 me prostitutën të quajtur Dehar.
Futbollistët rrezikojnë të dënohen edhe me burg nëse dalin fajtorë, ndërsa mund të gjobiten deri në 45 000 euro.