Riberi edhe ketë sezon me Lorik Canën te Marseja

Presidenti i Olimpikut të Marsejës, Pape Diou pohoi pas takimit me mesfushorin e Kombëtares franceze Frank Riberi, se ylli i ri i futbollit francez do të qëndrojë edhe për sezonin e ardhshëm te ky ekip. "Riberi më rikonfirmoi dëshirën e tij për të qendruar te OM", deklaroi Diouf përpara gazetarëve. "Është vetëm Olimpiku ku unë duhet të luaj", citohet t'i ketë thënë Riberi nga presidentit Diuof. Riberi ka akoma edhe katër vjet kontratë me ekipin ku luan edhe Lorik Cana.