Kayserispor, përballja e parë historike në Kupën UEFA me Tiranën

Kayserispor, skuadre turke që do të përballet me Tiranën në raundin e dytë eliminator të Kupës UEFA, ndryshe nga ekipi shqiptar me një përvojë të relativisht pasur në ndeshjet ndërkombëtare (21 të tilla), ka në bilancin e saj statistikor vetëm 4 të tilla, dhe ato në Kupën Intertoto, kompeticon në të cilën merrte pjesë për herë të parë. Pas dy tureve të sukseshme (2 fitore, 2 barazime), Kayserispor, e drejtuar nga tekniku Ertugrul Sagllam, do të marrë pjesë për herë të parë edhe në Kupën UEFA. Kalendari i kampionatit turk me 18 skuadra ka kohë që është hedhur dhe kundërshtari i bardhëbluve do të përballet në shtëpi të shtunën e ardhshme më 5 gusht me Trabzonspor, për të qenë më datën 10 gusht mysafir i ekipit shqiptar, Tirana për ndeshjen e parë të Kupës UEFA. Pas kësaj ndeshje me fituesen e Kupës së Shqipërisë, ekipi turk i renditur në vendin e 5-të do të ndeshjet me kampionen e Turqisë, Gallatasaraj.
Ndeshja e kthimit për Kupën UEFA do të jetë më 24 gusht në Turqi.
Kayeserispor disa sezone më parë, është akuzuar nga shtypi turk se kan qenë nën ndikimin e trafikantëvë te trukimit të ndeshjeve sportive.