E Shtunë, 31 Tetor 2026

Datasport.it/ Igli Tare drejt Breshias

Igli Tare, sulmuesi ende në forcë me Lacion mund të rikthehet në ekipin e "origjinës italiane", te Breshia, skuadra me të cilën ai luajti për herë të parë në Itali. Në Romë, sulmuesi shqiptar 33-vjecar nuk kaloi keq me Lacion, por vendi i tij nuk është i sigurtë edhe pas një sezoni të aktivizuar shumë pak, duke mos qenë protagonsist me ekipin bardhekaltër.
Tare mund të përfitojë nga interesimi i "dallendysheve", dhe duke luajtur poër fanelenën e Breshias do të fitonte rolin e një lideri, gjë që nuk ndodhi aspak me Lacion.
Me Breshian në Serinë B, Tare do të ishte një titullar i padiksutueshëm dhe ndoshta karriera e tij prej veterani do të ishte më e gjatë.
Në Serinë B do të luajnë disa nga ekipet e mëdha, përfshirë edhe Juventusin.
Në konkurencë me Breshian është Trevizo, që dhe ajo këkron shërbimet e Tares.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›