Acsiena.it/ Erjon Bogdani zyrtarisht i thirrur në Kombëtare

Erjon Bogdani është thirur zyrtarisht nga trajneri i Kombëtares shqiptare, Oto Baric, për ndeshjen miqësore kundër San Marinos e programuar për datën 16 gusht që do të zhvillohet në shtetin e vogël brenda gadishullit italian.
Lajmi jepet nga faqja zyrtare e klubit të tij acsiena.it.
Bogdani do të jetë në dispozicion të kroatit të përfaqësueses kuqezi në datë 14 gusht 2006 dhe do të rikthehet në Siena në datën 17 gusht.