Riberi ëndërron një klub të pasur
Frank Riberi ka zbuluar ëndrrën për të luajtur në një prej klubeve më të pasura në Evropë dhe beson se është i ngjashëm me Lionel Mesin, për mënyrën sesi ndikon në lojën e ekipit. Mesfushori francez pohoi se dëshiron të vazhdojë karrierën te Barcelona, Reali i Madridit, Mançester Junajted ose Çelsi. "natyrisht që Bajerni është një prej klubeve më të mëdha dhe më të mira në botë", tha Riberi. "Gjithsesi, ekzistojnë disa klube që lojtarët i ëndërrojnë: si Reali, Barça, Junajted apo Çelsi".