Shqipron Bektashi e Euklid Beqiri konfirmojnë prezencën me Shqipërinë
Dy talente për Shqipërinë. Përfaqësuesja do të pasurohet me "gjak të ri" dhe dy talente mjaft të spikatura jashtë vendit tonë kanë pranuar të vishen kuqezi. Bëhet fjalë për Shqipron Bektashin dhe Euklid Beqirin. Ata konfirmuan pjesëmarrjen në grumbullimet stërvitore që FSHF do të organizojë në muajin janar në Kompleksin e Ekipeve Kombëtare në Kamzë, me sportistë që militojnë jashtë vendit. "Si Bektashi ashtu edhe Beqiri do të jenë pjesë e këtij grumbullimi", konfirmuan burime pranë institucionit që drejton futbollin në vend. "Ata do të stërviten në datat e përcaktuara mes shumë talenteve të tjera, që do të vëzhgohen nga specialistët e FSHF-së dhe trajnerët e kombëtareve të moshave, në mënyrë që më të mirët të përzgjidhen për të qenë pjesë e përfaqësueseve U-17, U-19 e U-21". Fakti interesant është se në këtë grumbullim mund të paraqiten të gjithë ata lojtarë që luajnë jashtë Shqipërisë. Stërvitja fillon më 3-4 janar me lojtarët e datëlindjeve 1991/‘92, për të vazhduar më 5-6 janar me datëlindjet 1988/‘89/‘90 dhe në dy ditët pasardhëse (7-8 janar) do të vëzhgohen futbollistët e brezit 1993/‘94.
Shqipron Bektashi stërvitet te gjigantët e Bundesligës II, Fraiburg. Është vetëm 17 vjeç, por luan në kampionatin e 19-vjeçarëve dhe me kualitetin që ka, arrin të bëjë diferencën edhe mes më të mëdhenjve. Bektashi ka shënuar 13 gola gjatë sezonit të kaluar, madje është shpallur edhe kampion i Bundesligës për U-19. Me talentin e tij, futbollisti me prindër nga Presheva ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave në Gjermani, madje edhe të federatës së këtij vendi (DFB). Ai ka marrë pjesë në disa grumbullime stërvitore për talente moshash në Gjermani, por nuk ka pasaportë të këtij vendi dhe mbi të gjitha kërkon të përfaqësohet me Shqipërinë. E njëjta situatë vlen edhe për Euklid Beqirin: ai cilësohet si një prej lojtarëve më shpresëdhënës në futbollin grek. Deri më tani, Beqiri ka luajtur me skuadrën e Superligës helene, Panionios, por që prej muajit janar ai është i lirë të transferohet në skuadra të tjera. Interesimi ka qenë mjaft i madh dhe mes ofertave të tjera spikat ajo e Levadhiakos së Alban Bushit. Ka qenë pikërisht ish-sulmuesi i kombëtares, ai që ka bindur drejtuesit e klubit helen që të investojnë te talenti shqiptar.