E Shtunë, 31 Tetor 2026

Riberi lë pas dëmtimin, rikthehet në fundjavë

Riberi kaloi rreth dy muaj e gjysmë jashtë fushave të lojës, për shkak të një dëmtimi të rëndë në tendinë. Trajneri Luis Van Gal ka deklaruar se francezi është riaftësuar dhe mund të stërvitet njëlloj si pjesa tjetër e grupit. “Megjithatë, nuk do të rrezikojmë dhe ndaj Hertës do të luajë vetëm disa minuta”, shtoi trajneri hollandez.

Ndërkohë që vetë Riberi ka pranuar se për të, kjo ishte një periudhë shumë e vështirë nga ana psikologjike. “Më zemëronte çdo gjë. Kisha gjithmonë dhimbje, kur i jepja makinës apo thjesht kur ulesha”, tha francezi për revistën sportive gjermane “Sport Bild”.
 

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›