E Shtunë, 31 Tetor 2026

Riberi nuk shitet për çfarëdo shifre!

Mynih - Jo Real Madridit, Çelsit, Mançesterit dhe Barcelonës. ‘Nuk është çështje parash, por ne Riberin nuk e shesim’. Fjalët janë të Karl-Heinz Rumeniges, president i Bajernit të Mynihut, i cili në një intervistë për të përditshmen gjermane "Bild" siguron se francezi nuk do lërë bavarinë, pavarësisht lajmeve që vijnë nga Spanja që flasin për një akord ku Reali i Madridit ka ofruar 25 milionë euro plus Shnaider dhe Van der Vart.

“Po krijohet një atmosferë sikur ne po mundohemi të rrisim çmimin lojtarit, por le të dihet se nuk kemi ndërmend ta shesim për çfarëdo shifre”, shpjegon Rumenige. Rumenige pranon se shitja e Riberi do ishte një aferë e mirë për klubin, por shton se “në futboll paratë nuk janë gjithçka, do mundohemi që Riberi të rrijë me ne e të luajë në Bajernin më të mirë të mundshëm.”

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›